×
  • Lajme
  • Lajme

    “E ka vendin në Hagë”, Xhavit Haliti i përgjigjet Ramabajës

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 21:58

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i është përgjigjur analistit politik, Sadri Ramabajës, pasi ky i fundit tha për Halitin se e ka vendin në Hagë.

    Haliti tha se Ramabaja nuk e di çka ka qenë UCK-ja, kjo për shkak se aktivitetin e tij në LPK e ka shuar ose është përjashtuar.

    “Nuk e shoh të domosdoshme t’i përgjigjem z. Ramabaja. Ai s’ka informacion, s’e din as cka ka qenë UCK-ja. Kur ka ardhur në Zvicër ka qenë pjesë e LPK-së, pastaj njëfarë konflikti që e ka pasur me Emrushin dhe Mustafën, pastaj ka ngelur njëfarë fraksioni”, është shprehur Haliti në Pressing në T7.

    “Pastaj e ka shuar aktivitetin ose nuk e di a është përjashtuar. Kështuqë për Hagë, për qejf të Sadrisë unë shkoj, nëse më thirrin. I kam thënë publikisht, jo atij, por të gjithë njerëzve në Kosovë, kushdo që mendon se i kam bërë keq, të më padisin dhe të shkruajnë në media e edhe pse jo të më padisin në Hagë”, vazhdoi Haliti.

    Tutje, Haliti tha se ka qenë dëshmitar në rastin Syri i Popullit në të cilin Ramabaja ka qenë i akuzuar. Haliti gjithashtu tha se sipas akuzës ka qenë target për t’u vrarë. Megjithatë tha se Ramabaja nuk është i asaj punë dhe s’është aq trim.

    “Unë kam qenë dëshmitar në gjykimin e tyre tek rasti Syri i Popullit. Ka qenë një akuzë kundër tyne që kanë bërë plan me na vra disave, mua as që më ka shkuar mendja që është i asaj pune. Nuk është aq trim. Na ka përmendur në disa artikuj”, shtoi Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!