Sot pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit të vendit.
Përveç deputetes Vjosa Osmanit, në këtë garë për të parin e shtetit do të kandidojë edhe Nasuf Bejta.
Lidhur me këtë, ka folur edhe vetë Bejta, teksa ka shtuar se kjo do të jetë një kandidaturë shumë serioze.
“Do të jetë një kandidaturë shumë serioze mendoj, tash të shohim. Kam qenë i gatshëm ta sfidoj secilin prej kandidatëve, pse jo edhe Vjosën. Secili që do të fitoj do ta urojmë njëri tjetrin”, tha ai.
“I dua sfidat, shumë i dua sfidat dhe jam tip i tillë që edhe me humb prej dikujt që është i mirë e konsideroj si fitore”, tha ai, gjersa shtoi se “Më tepër se një muaj ka që e kam pyetur Vjosën se a idhnohesh me t’u bërë kundërkandidat dhe ajo më tha: nëse je i gatshëm dil sfidojëm dhe do ta sfidoj.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.