Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme se një grua nga Podujeva është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Rasti sipas policisë është raportuar nga vëllai i saj i cili e kishte parë motrën në oborrin e shtëpisë me revole në dorë, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë tek e dyshuara gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup është gjetur revolja e tipit “Beretta” me katër fishekë.
“E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.