×
  • Lajme
  • Lajme

    E kërcënoi me shkarkim, por a e dini se Osmani e Daka janë familjare mes veti?

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 20:36

    Pas zhvillimeve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u.d e Presidentit, Vjosa Osmani e ka “kërcënuar” me shkarkim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.


    Osmani është treguar e ashpër me Daken, në kohën kur kjo e fundit po përballet me sulme të njëpasnjëshme që asaj po i vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Presidentja në detyrë, që ka heshtuar ndaj këtyre sulmeve, sot ka paralajmëruar shkarkimin e saj, për sic ka thënë, ruajtjen e integritetit të KQZ-së, shkruan Magazina.al

    “Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit”, ka thënë Osmani e cila mban numrin dy në listën e LVV-së.

    Themeluesja e listës Guxo, po përmend shkarkimin duke gjetur si arsye mosmenaxhimin e situatës në KQZ nga ana e Dakës, ndonëse në vitin 2017, Daka ëshë vlerësuar me Çmimin e parë Ndërkombëtar Zgjedhor në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”.

    Madje, Osmani nuk ka treguar ndjeshmëri për Dakën ndonëse kanë lidhje familjare mes vete.
    Të dyjat vijnë nga e njejta familje nga Mitrovica. Një burim i afërt me Vjosa Osmanin, ka treguar për Magazina.al se Vjosa dhe Valdetja janë kusherira mes vete.

    Në biografinë zyrtare të kryetares së KQZ-së shkruan se Valdete Daka u lind më 19 prill 1961 në Mitrovicë vend ky ku ka lindur edhe Osmani. Magazina.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!