Dardan Krivaqa është shpallur në kërkim për vrasjen e 18-vjeҫares nga Ferizaj, M.O.
Një tjetër i dyshuar për këtë vrasje është kapur nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari kryesor ndodhet ende në arrati.
Krivaqa me viktimën ishte martuar rreth 2 apo 3 muaj para se të ndodhte rasti, ndërsa thuhet se ai ishte i njohur në qytetin e Ferizajit si një person problematik.
Në një faqe në Facebook është publikuar një koment i tij që përdor gjuhë të ashpër dhe të dhunshme për një ngjarje të caktuar. Gjuha që kishte përdorur ai duhej të hetohej seriozisht pasi nxiste dhunë.
Ai kishte përdorur figura të vdekjes e të mjeteve të mprehta, ndërsa shkruan për një person se “e kisha pre”.
Ky kërcënim i tij duket se ka kaluar pa u hetuar nga askush.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.