×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    E kishte të ndaluar vozitjen, policia gjobit shoferin me 500 euro dhe ia konfiskon veturën

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 15:59

    Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin i cili po drejtonte mjetin e tij nën masën mbrojtëse, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndaj të njëjtit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, i është vazhduar masa mbrojtëse për gjashtë muaj, dhe i është konfiskuar vetura.

    Njoftimi:

    Mos respektimi i masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”!

    Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!