Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në SHBA.
Këtë e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në “DPT te Fidani” në T7.
“Ilir Dugolli është ambasador në SHBA”, tha Gërvalla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, ajo shtoi se Dugolli do ta fillojë punën brenda pak ditësh.
“Brenda shumë pak ditësh udhëton për atje dhe fillon punën”, deklaroi Gërvalla.
Kush është Ilir Dugolli?
Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.
Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.
Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.
Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.
Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.