×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Hoti: Kemi lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 11:22

    Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.


    Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.

    Këtë gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

    Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më parë, shkruan Reporteri.

    “Ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë.Unë kam leju mbajtjen me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët edhe tash”, u shpreh Hoti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!