Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ia kanë refuzuar kërkesën për të hyrë në vend Petar Petkoviqit, drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga kjo ministri kanë deklaruar “MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021.”
Pos, MPJD-së edhe Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka lëshuar një komunikatë, në të thuhet se Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Merdarë.
Kujtojmë se më 27 nëntor, katër ministrave të Kosovës u është ndaluar hyrja në Serbi, për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.