×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon MSH, asnjë person nuk ka vdekur sot si pasojë e coronavirusit

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 18:00

    Zëdhënesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, e ka konfirmuar për gazetën online “Reporteri.net”, se gjatë ditës së sotme nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në Klinikën Infektive në QKUK.


    “Nuk ka vdekur askush gjatë ditës së sotme nga koronavirusi. Ka pasur një ngatërrim të dosjeve me të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.”, tha Hoti për Reporteri.net.

    Gjatë ditës së sotme, në disa medie vendore, u raportua se janë shënuar edhe dy viktima nga COVID-19.

    Që nga 1 qershori e deri më sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 151 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 313.

    Sipas shifrave zyrtare, deri më tash 1,234 persona janë infektuar prej tyre 890 janë shëruar, kurse 31 kanë vdekur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!