×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon PDK-ja: Sami Lushtaku tërhiqet nga gara, Fadil Nura kandidat për kryetar të Skenderajt

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 11:22
    Fadil Nura kandidat për Skënderaj

    Partia Demokratike e Kosovës e ka zëvendësuar Sami Lushtakun me Fadil Nurën në kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderajt. Lushtaku nuk u lejua që të kandidojë për kryetar të kësaj komune.


    Në njoftimin e kësaj partie thuhet se Dega e PDK-së, në Skenderaj ka miratuar unanimisht që Nura të jetë kandidat për kryetar në Skenderaj.

    “Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë. Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skënderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 25 gusht 2021 – Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e disa kandidatëve për Kuvende Komunale dhe për zëvendësimin e një kandidati për Kryetar Komune.

    PDK beson në shtetin e së drejtës dhe respekton vendimet e institucioneve të pavarura të shtetit, dhe përkundër kundërthënieve të Ligjit për Zgjedhje Lokale, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ, i ka bërë të gjitha zëvendësimet e kërkuara.

    Në këto zgjedhje, z. Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidatura për Kryetar të ardhshëm të Skënderajt.

    Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë.

    Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skënderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt.

    Nga ana tjetër, z. Lushtaku do të vazhdojë betejën ligjore për të vënë në pah të drejtën e tij kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!