Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në fshatin Raçë të Gjakovës.
Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporterin se nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të vdekur tre persona.
Policia njofton se vetura në të cilin ndodheshin tre persona kishte dalë jashtë rrugës në fshatin Raçë dhe si pasojë që të tre personat që ndodheshin në të kanë ndërruar jetë.
Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident ne Fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.
Nga ana e personelit mjekësor ne vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, thuhet në konfirmimin e Policisë për Reportetin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.