×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Policia: U qëllua një person me armë në mes të Mitrovicës

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 21:49

    Një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të Mitrovicës nga një person i maskuar, shkruan Reporteri.net


    Plagosja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të sheshit kryesor të qytetit.

    Ndërkaq Reporteri.net ka mësuar se i plagosuri është nisur me ambulance për në Prishtinë, por deri në këto momente nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

    Reporteri.net ka provuar të flas me Policinë, por ata kanë thënë se do të konfirmojnë sapo të kenë informacion të plotë në lidhje me rrathanat dhe shkaqet të cilat kanë quar deri tek rasti.

    ”Policia janë në vendin e ngjarjes, tani për tani nuk kemi informacion më tepër, një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Mitrovicë Avni Zahiti për Reporteri.net

    Deri tani nuk dihet për shëndetin e të plagosurit dhe as për motivet e rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!