×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Presidenca, Thaçi rrugës për në Uashington

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 17:00

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Europë, është nisur për në Uashington.


    Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Thaçi shkon në Uashington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka qenë e para që ka raportuar për këtë vizitë, duke u thirrur në burime brenda insititucioneve të Kosovës.

    Presidenti Thaçi është nisur për një vizitë në Uashington

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!