×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmuar: Arrestohet edhe e dyshuara e tretë – këto janë veprat penale për të cilat ngarkohen infermieret

    Reporteri
    02 Nëntor 2022 | 17:21

    Tashmë është arrestuar edhe infermierja e tretë pas publikimit të video ku shihej teksa rrihnin një të moshuar në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ndërsa foli edhe për veprat për të cilat ngarkohen tri të arrestuarat.

    “Tanimë janë tre persona që janë arrestuar. Janë tri vepra penale të ndryshme, e para ngarkohet për veprën penale “sulm”, e arrestuara e dytë për “ndihmë me veprën penale sulm”, si dhe e treta për “incizim të paautorizuar”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Zëdhënësi i policisë në Pejë theksoi se tashmë rasti ka kaluar ne sektorin e krimeve të rënda.

    Pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit si dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj personave të përfshirë në këtë vepër penale.

    “Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulm’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulm’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!