Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava në një konferencë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë se tani për tani nuk ka kushte për hapjen e xhamive.
Ky vendim erdhi pas konsultimeve me drejtorin e Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe mikrobiologun Lul Raka.
Tërrnava i ka falënderuar Ramadanin dhe Rakën për gjithë punën që e kanë bërë dhe tha se mendimi i tyre është që xhamitë të mos hapen pasi ende nuk janë krijuar kushtet për këtë.
“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundesinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërrnava.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se mbyllja e xhamive ka qenë falënderimi më i madh që besimtarët kanë mundur t’i bëjnë për mjekët në këtë kohë.
Ramadani shtoi se shpreson që shumë shpejt do të mund të shohin mundësitë për hapjen e xhamive.
“Ky është falënderimi më i madh i Bashkësisë Islame, për të mbyllur foltoret në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit. Ne nuk i kemi ndalur lutjet, lutjet janë bërë për cdo qytetarë e besimtarë, par Zotit jemi falur sepse nuk kemi mundur ndoshta në isntitucionet fetare, por i kemi bërë në ato kushte që i kemi pasur. Besoj se situata epidemiologjike do të shkojë duke u përmirësuar pas rezultateve dhe besojmë se shpejt do të mblidhemi në një konferencë kështu dhe të lajmërojmë për ndonjë mundësi që të hapen edhe xhamitë”, tha Ramadani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.