×
  • Lajme
  • Lajme

    E la në gjysmë raportimin në Komision, Zemaj tregon çka ndodhi me deputetin e VV-së

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 21:15

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar arsyen pse e ka lënë në gjysmë raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.


    Zemaj në Pressing të T7 ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani ishte tendenzioz dhe fyes dhe nuk ishte i interesuar pë raportim.

    “Nuk do ta quaj incident, s’kishte të bëj me incident ose përplasje, kam shkuar të raportoj për periudhën edhe kur nuk kam qenë ministër por është obligim ligjor. Që në hyrje të takimit e pashë që deputeti nuk është i interesuar për raportimin dhe në momentin kur erdhi radha për diskutim adresimi i tij ishte tendencioz, fyes kështu që kisha punë të tjera më të rëndësishme dhe s’isha i interesuar të jem pjesë e spektakleve që nuk kishin të bëjnë me punë dhe me komisionin”, tha Zemaj.

    Zemaj e kanë lënë në gjysmë raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pas përplasjes që ka pasur me deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

    Arsyet e kësaj përplasjeje ishin zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën, fituese e të cilave doli Vetëvendosja.

    E deputeti i kësaj partie Rrahmani tha që raportimi i Zemaj për Auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare të vitit 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë, ishte i mirë, por nuk ia ka qëlluar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

    Ndërsa, kryesuesi Bedri Hamza ka thënë se nuk është koha e duhur që të flitet për zgjedhjet në Podujevë, por të flitet për atë se për çka është ftuar ministri Zemaj.

    Pas përplasjes së deputetit Eman Rrahmani dhe ministrit Armend Zemaj, raportimi i Zemajt nuk ka zgjatur deri në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!