Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala që në legjislaturën e fundit kaloi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ,ka dështuar të bëhet sërish deputet.
Shala i cili e la Nismën e Fatmir Limajt nuk arriti të fitojë votat e mjaftueshme për të fituar ulëse në Kuvend me AAK’në e Ramush Haradinajt.
AAK u rendit e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë vetëm tetë deputetë.
Ndërkaq Haxhi Shala që në listë e AAK-së garoi me numrin 10, mori 5 mijë e 7 vota, të pamjaftueshmë për t’u bërë pjesë e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Vota e Haxhi Shalës ishte vota e 61-të dhe vendimtare për qeverinë e Avdullah Hotit, e cila u rrëzua pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që solli shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.