×
  • Lajme
  • Lajme

    “E luan rolin sikur këta mulla Shefqetat”, Ridvan Berisha tregon se a e do edhe Kurtin me loçkë e shpirt si Veselin e Thaçin

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 7:26

    Gazetari Ridvan Berisha ka folur për përshtypjet e tij ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti.


    I pyetur se a e do edhe Kurtin, siç kishte deklaruar se e do Veselin, Thaçin Ramushin e Dautin, Berisha në emisionin Natë Verë në T7 tha se nuk ka fare respekt për kryeministrin Kurti.

    “Pikë respekti për të nuk kam. E luan rolin sikur këta ‘mulla Shefqetat’ a çka janë, sikur po vjen një shpëtimtar po i mëshon shkelm varfërisë”, ka deklaruar Berisha.

    Tutje ai tha se Kurti nuk mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën sepse nuk ia lejon Amerika.

    “Nuk e lënë amerikanët atë punë, jo Albin Kurti po askush nuk mundet, stopa ka rrugës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!