Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të 46 viktimave të aksidentit që ndodhi në Bullgari, e ku shumica e të vdekurve janë shqiptarë nga Maqedonia Veriore.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.”, ka njoftuar Zyra e Presidentes, shkruan Reporteri.net.
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona, pasi një autobus që po kthehej nga Turqia për në Maqedoni të Veriut u përfshi nga flakët.
Sipas raportimit të mediave, në mesin e viktimave kanë qenë edhe 12 fëmijë, pesë prej tyre të mitur.
Në autobus besohet të kenë qenë 53 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.