×
  • Lajme
  • Lajme

    E mitura në Prizren goditet nga motoçikleta, hapet rast ndaj prindërve për moskujdesje ndaj saj

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 11:11

    Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 18:30 në Prizren, ku një vajzë e mitur është goditur nga një motoçikletë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, viktima ëështë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net.

    “Viktima femër kosovare –fëmijë, është goditur nga një motoçikletë për të cilën nuk e mbanë mend  as llojin e as ngjyrën e motoçikletës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hapet dhe rasti ndaj prindërve te viktimës për moskujdesje ndaj fëmijëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!