×
  • Lajme
  • Lajme

    E mitura nga Gjilani pretendon se 18 vjeçari e dhunoi seksualisht në banesën e tij

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 13:13

    Një e mitur nga Gjilani pretendon se është dhunuar seksualisht nga një i mashkull 18 vjeçar. 


    Rasti është konfirmuar në raportin 24 orësh të policisë, gjersa Reporteri.net mëson se ngjarjen në polici e ka paraqitur nëna e viktimës, e cila pretendon se vajza e saj e mitur është shfrytëzuar seksualisht nga A.L i moshës 18 vjeçare.

    Ngjarja sipas gruas ka ndodhur pesë ose gjashtë muaj më parë në banesën e të dyshuarit.

    Lidhur me rastin është intervistuar edhe e mitura nga Gjilani si dhe i akuzuari i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Në Kosovë kohëve të fundit është raportuar një numër i lartë i dhunimeve seksuale, ku kryesisht viktima janë moshat e reja. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!