×
  • Lajme
  • Lajme

    E mohon edhe Dardan Sejdiu, deri tash Vjosa ka vetëm mbështetjen e Haxhi Avdylit

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 18:32

    Dardan Sejdiu e ka mohuar lajmin se do t’i bashkohet partisë së Vjosa Osmanit.


    Sejdiu ka shkruar në Facebook se angazhimi i tij në parti politike është përmbyllur në vitin 2019, kur edhe është larguar nga PSD’ja.

    “Kapitulli i angazhimit tim në parti politike është përmbyllur me 7 Nëntor 2019.

    Kjo nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojë”, ka shkruar Sejdiu.

    https://www.facebook.com/dardan.sejdiu1/posts/10157423878952681

    Mundësinë e futjes në një parti me Vjosa Osmanin, gjatë ditës së sotme e kanë mohuar edhe Lumir Abdixhiku e Shpend Ahmeti. Vetëm deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli e ka konfirmuar se do të jetë krah Vjosa Osmanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!