Në media u raportua se këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari u emërua kundërligjshëm diplomat në Vatikan. Ndërsa, nga Presidenca e kanë mohuar këtë, duke thënë se Miftari nuk është emëruar diplomat, por vetëm person kontaktues nga Kosova me Selinë e Shenjtë.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, përmes një reagimi dërguar në adresën e Gazetës Online Reporteri.net, ka thënë se Vehbi Miftari është caktuar si person i cili do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, por nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë gradë diplomatike.
“Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike. Do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme të institucioneve dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Prandaj lajmi i publikuar nga ana juaj është i pasaktë”, ka thënë Kupina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.