Derisa po prisnin Projektligjin për Trustin, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sot në Kuvend nuk ka votim për Projektligjin për Trustin.
Pas dështimit të votimit për Projektligjin për KPK-në, Konjufca u tha deputetëve se nëse nuk kalon edhe Ligji pasues, atëherë më mirë të ndërprehet seanca, por që deputetet kanë reaguar menjëherë duke kërkuar votimin e Projektligjit për Trustin.
“Nëse nuk kalon edhe Ligji tjetër, a e ndërprejmë seancën se nuk ka kuptim kshtu. Çfarë Trusti, votoni për Projektligje. S’ka Trust, çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi, ose nuk funksionon, çfarë Trusti”, tha fillimisht Konjufca.
Tutje Kryeparlamentari shtoi se Kuvendi nuk funksionon kështu, të bëhet ashtu siç duan deputetët.
“Po e ndërprej vlla, edhe ditën e mirë. Mos bëni hajgare kështu, ose qysh dua unë, ose s’funksionon Kuvendi, kështu nuk ka”, u tha Konjufca deputetëve.
“Nuk ka kuorum Kuvendi për të vazhduar. Shihemi nesër në orën 10:00”, tha Konjufca krejt në fund. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.