×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin familjarët

    “E ndoqën me veturë, pastaj e rrahën”, flet axha i 18 vjeçarit që vdiq sot në QKUK

    Reporteri
    20 Janar 2024 | 22:44

    L.F, 18 vjeçari nga Podujeva, vdiq sot në QKUK pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij disa ditë më parë. Për këtë janë arrestuar dy të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Për ngjarjen tragjike ka rrëfyer axha i Lulzimit, i cili tha se nipi i tij u ndoq e u shtyp me veturë e më pas u rrah me shkopinj bejsbolli.

    Ai tha se nipi i tij ishte jetim pa të dy prindërit.

    “Unë nuk e di [sulmuesit] a kanë qenë moshatarë të tij apo jo. Së pari e kanë ndjekë me kerr, e kanë shkelë me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”, ka thënë ai për Raporto24.

    Ai tha se sherri nisi te një rrojtore e qytetit.

    “Aty i kanë shty fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam unë. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, e ka marrë jaknen, me shku prej shpie. Në derë kah dalin janë rrok me krahë. Si shqiptarët qysh e kanë zakon pse me shtyve, pse të shtyva. Ai i ka lonë me u rrue, por këta e kanë përcjellë me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur axha i viktimës”.

    Fejzullahu tha se tash rasti është në dorë të organeve të rendit, por ai kërkoi “drejtësi maksimale” për nipin e tij.

    “E goditën me shkop, dy të arrestuarit janë të mitur”, Prokuroria deklarohet për vdekjen e 18 vjeçarit në Podujevë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!