Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet R.XH, i cili akuzohet për ngacmimin e gazetares së Dukagjinit, Edita Doli.
Sipas aktakuzës, nga viti 2019 e deri më 30 tetor 2023, i pandehuri i lartcekur përmes përcjelljes dhe thirrjeve të vazhdueshme telefonike, në vazhdimësi, përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, si dhe duke e vënë të dëmtuarën-gazetaren E.D. nën vëzhgim.
“Gjithashtu, i pandehuri i ka shkruar të dëmtuarës në rrjetin social “facebook”, gjatë kohës së transmetimit të edicionit special të ditëlindjes së “RTVD” dhe është inkuadruar live në emision përmes telefonit, e po ashtu i pandehuri ka shkuar në vendin e punës së të dëmtuarës, ku me këto veprime e ka vënë nën frikë të arsyeshme dhe i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.