×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    E pabesueshme, por e vërtetë: Kafeneja Jonë kishte parashikuar edhe taksën prej 10 euro për Prishtinë

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 10:15

    “Simpsonët e Kosovës”, seriali “Kafeneja Jonë” po del të kenë parashikuar shumë zhvillime që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë, shkruan Reporteri.


    Ky serial dikur shumë i pëlqyer në Kosovë duket se kishte parashikuar edhe taksën komunale prej 10 euro që është propozuar të vendosur për këdo që hyn në Prishtinë.

    Në një video të publikuar nga aktori i këtij seriali, Fatmir Spahiu. Ai propozon që secili që hyn në Prishtinë të paguajë taksë komunale prej 10 euro.

    “Unë propozoj që secili njeri që hyn në Prishtinë, të paguajë taksë komunale 10 euro”, kishte thënë Fatmir Spahiu që në serial e kishte rolin e Orhanit.

    “Kafeneja jonë” kishte parashikuar edhe Mini-Shengenin.

    Aktorët e këtij seriali flasin për krijimin e një partie e cila do të quhej “Partia për Jugosllavinë e Re”.

    Në këtë serial ishte parashikuar edhe tema e virusit që sot ka përfshirë botëm.

    Tema e virusit, megjithëse jo për atë për të cilin bota po flet sot, ishte trajtuar tek “Kafeneja Jonë”, qysh në vitin 2009.

    Në një nga episodet e këtij seriali, aktorët shihen me maska, derisa flasin edhe për virusin që njëri nga ta e kishte maskë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!