×
  • Lajme
  • Lajme

    E pabesueshme: Virusi po vlon, por një kafene e Mitrovicës e stërmbushur

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 1:47

    Koronavirusi ka goditur rëndë Kosovën kohëve të fundit, aq shumë saqë po mendohet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme


    Por, në Mitrovicë duket se qytetarët as që po mërzitën për këtë virus dhe mbi të gjitha as nuk po respektojnë masat e dhëna nga IKSHPK, shkruan Reporteri.net

    Një lokal në Mitrovicë ka qenë i stërmbushur sot rreth orës 20:00 ku prezent ishin qindra të rinj, ani pse me ligj lejohen tubime vetëm deri në 50 persona.

    Reporteri ka siguruar një fotografi nga ky lokal ku mund të shihen se nuk respeketohet asnjë rregull dhe numri është shumë i madh.

    Ndryshe, në Mitrovicë janë 101 raste aktive me Koronavirus si dhe kanë vdekur 5 persona. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!