Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse vazhdojnë presionet për zëvendësim të mësimit të humbur të shtunave, mund të hyjnë përsëri në grevë.
“Nëse vazhdohet me presion, ne do ta mbledhim Këshillin Drejtues dhe do të vendosim për grevë nga 1-5 prill me qëllim që të mos humbet mësimi pasi nxënësit janë në pushim”, ka thënë Ymeri për Dukagjinin.
Ai ka treguar më tej se cila është kërkesa e tyre.
“Kërkesa jonë do të jetë tërheqja e vendimit të Ministrit dhe përgjegjësia e atyre që e kanë pru në këtë situatë. Përndryshe, nëse brenda javës nuk merret përgjegjësia, SBASHK-u do të vazhdojë grevën dhe do të humbin edhe ditë të tjera mësimi”, ka thënë Ymeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.