Ndonëse duket e papritur, lista me numrin e votuesve në Kosovë ka kaluar 1.9 milionshin.
Sipas Listës Preliminare të Votuesve, sipas ekstraktit të parë të Regjistrit Qendror Civil, lista tregon se janë 1 milion e 972, 466 votues, shkruan Reporteri.net.
Ky numër, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, përmban 115 mijë e 215 emra më shumë.
“Lista prelminare e votuesve (sipas ekstraktit të parë të Regjistrit Qendror Civil) përmban: 1 milion 972, 466 emra të votuesve. Krahasuar me Listën përfundimtare të votuesve të Zgjedhjeve Lokale të datës 22 tetor 2017, për këto zgjedhje, lista preliminare e votuesve përmban 115,215 emra të votuesve më shumë”, thonë KQZ-ja.
Sidoqoftë, KQZ ka njoftuar se, sipas ekstratit të parë të RQC, nga lista e votuesve janë larguar 33,701 emra, nga ta shumica si të vdekur dhe disa të tjera që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.
Duhet theksuar se në këtë numër janë të përfshirë edhe diaspora kosovare që kanë pasaporta kosovare, e që në zgjedhje marrin pjesë zakonisht një numër simbolik./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.