×
  • Lajme
  • Lajme

    E para grua që merr këtë detyrë, kush është shqiptarja që do të drejtojë një nga bashkitë e New Yersey në SHBA

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 14:59

    Një shqiptare është betuar si kryetare e një prej bashkive në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu e para grua dhe kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku me një status në rrjetet sociale ka uruar zonjën Violetta Berisha për detyrën e re.

    “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairvieë, Neë Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, shkruan ambasada.

    Një urim për të ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

    “Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.

    Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan Begaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!