×
  • Lajme
  • Lajme

    E parkoi veturën para kontejnerëve, qytetarët e mbushin me bërllok Golf 2-shin në Prishtinë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 11:06

    Një kundërpërgjigje e pazakontë ka ardhur nga qytetarët e Prishtinës ndaj një shoferi i cili parkoi veturën e tij para kontejnerëve të bërllokut.


    Në faqen ‘Vrojtuesit e Lagjes’ e cila administrohet nga qytetarët prishtinas për të raportuar çdo parregullsi në kryeqytet, është publikuar një fotografi ku shihet një veturë e tipi VË Golf 2 e mbuluar me bërllok, shkruan Reporteri.net.

    Kjo erdhi në shenjë revolte, pasi që shoferi parkoi veturën para kontejnerëve duke bllokuar kështu hedhjen e mbeturinave nga qytetarët në hapësirat përkatëse.

    “Gjest jo i bukur nga banoret, por me nje kuptim te mire”, është shkruar sipër fotografisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!