Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë.
Dy vëllezër nga Kosova të identifikuar si Ç.Z dhe Q.Z, 23 dhe 21 vjeç janë zënë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si A.J dhe A.J, të dy 24 vjeç.
Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ditën e djeshme, ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta për shkak të femrave në plazh. Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi nga debati: “E pashë unë i pari…”
Si pasojë, të katërt anë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.