×
  • Lajme
  • Lajme

    E përfolur për kandidate për kryetare të PDK-së: Shpallja e zgjedhjeve brenda partisë, lajm jashtëzakonisht i mirë

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 20:48

    Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.


    Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, e përfolur për kryetare të PDK-së, e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë shpalljen e zgjedhjeve brenda kësaj partie.

    Ajo thotë se përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë.

    Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.

    Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo ?

    Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në.

    Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!