Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka komentuar kritikën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e së enjtes në Kuvend, i cili tha se partia në pushtet qëllimshëm nuk po e zbardh rastin e vdekjes së ish-aktivistit, Astrit Dehari.
Madje, Basha e quajti Berishën matrapaz.
“S’po di fjalën më të butë me përdor për deputetin që del edhe i thotë ato fjalë të rënda. Pa desht me hy, se edhe vetë i ati i të ndjerit është deputet, jemi kolegë aty, dhe u çua e iku prej aty. Tash unë çka me komentu kur vetë babai i Astrit Deharit del prej seancës, e lëshon seancën se s’mund e duron një matrapaz si ai që del fol në emër të Astritit ashtu edhe me ato akuza të rënda”, deklaroi Basha në TV1.
Në seancën e së enjtes, deputeti Berisha tha se rastet e tilla janë përdor nga LVV-ja për përfitime politike derisa shtoi se është interes i tyre që këto raste të mos zbardhen.
Pak kohë pas fjalimit të Berishës, deputeti i LVV-së, njëherit babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, doli nga salla. I pyetur për deklaratat e Berishës, Dehari ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së të birit të tij po shfrytëzohet, teksa shtoi se “korbat në stërvinë” askush nuk mund t’i ndalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.