Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për medie pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani. Ai ka thënë se qëndrimi i VV-së është shtyrja e zgjedhjeve lokale.
Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar. Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë.
“Situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.