Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka thënë se gjatë tetë muajve, aq sa është në fuqi taksa e vendosur nga autoritetet kosovare për mallrat nga Serbia, 260 milionë euro më pak mallra janë vendosur në Kosovë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Këto janë humbje të drejtpërdrejta financiare, por dëmi afatgjatë do të jetë edhe më i madh, pasi biznesmenët tanë mund të humbasin përgjithmonë atë treg,” theksoi Ljajiq për “Novosti”.
Sipas kësaj gazete, vendet e tjera tashmë e kanë shfrytëzuar atë.
Kështu, në maj, Greqia rriti eksportet e saj në Kosovë me tre herë e gjysmë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia më shumë se dy herë e gjysmë, dhe Maqedonia Veriore me 50 përqind, shkruan “Novosti”.
Taksa prej 100 përqind për produktet serbe u fut më 21 nëntor të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.