×
  • Lajme
  • Lajme

    E-Prokurimi jashtë funksionit që nga dita e djeshme

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 8:54

    Ueb faqja e prokurimit publik “E-prokurimi” është jashtë funksionit nga dita e martë. Kjo ka bërë që të shtyhet afatit për disa nga aktivitetet e prokurimit.

    Platforma elektronike E-Prokurimi, ka qenë jashtë funksionit për shkak të disa problemeve teknike,  siç ka bërë të ditur Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP)

    KRPP ka njoftuar se ka ndaluar hapjen e ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit, me datë të hapjes 04.03.2025 dhe do të obligojë Autoritetet Kontraktuese që të zgjasin afatet për dorëzimin e ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit, me datë të hapjes 04.03.2025.

    Ky institucion bëri të ditur se do të merren edhe vendime të tjera për zgjatjen e afateve kohore, varësisht se sa do të zgjasë problemi teknik.

    “Aplikimi i ndalimit të hapjes së ofertave dhe zgjatjes së afatit për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për aktivitetet e prokurimit, me datë të hapjes së ofertave në datat e tjera, përveç datës 04.03.2025, do të jetë në varësi të kohëzgjatjes së problemit teknik. Gjithashtu, në varësi të zgjatjes së problemit teknik do të merret vendim edhe për zgjatjen e afateve kohore që kanë të bëjnë me kërkesa për rishqyrtim – Ankesa apo çfarëdo veprimi të ndërlidhur me afate kohore të caktuara”, thuhet në njoftimin e tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!