Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, së fundmi e ka akuzuar si pro rus ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se lufta e tij nuk përbën argument dhe se ky i fundit deshi ta coptojë Kosovën.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, duke thënë se është e turpshme ajo që po e thotë Feraj.
Ai ka thënë se shumë njerëz e thonë që Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë, ndërkohë që Feraj akuzon kaq ulët.
“Shpesh herë tjerët e kanë thënë se Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë. Këtë e kanë thënë për faktin se nuk u kursye as vet e as familja e tij. Çohet një profesor që së paku për etik të profesorit do të duhej të ishte më i përmbajtur, Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes thotë se Ramush Haradinaj na qenka pjesë e lobit serbo-rus. Po, po! Ramush Haradinaj na qenka pro rus e pro serb. Marrja rëndoftë mbi ju”, ka shkruar Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.