Një 21 vjeçare e cila ka probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është sulmuar seksualisht para disa ditësh.
M. Rr nga një fshat i Drenasit nuk e raportoi dhunën seksuale pasi nuk e di çfarë i ka ndodhur, pasi ka probleme të shëndetit mendor.
Klan Kosova merr vesh se rastin e saj e inicoi Qendra për Punë Sociale por as kjo e fundit e as Policia e Kosovës nuk kanë asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj 21 vjeçares prej një jave kur ka ndodhur, shkruan Reporteri.net.
Të dyshuar nuk kanë as familjaret, por ata thonë se e kanë gjetur vajzën të sulmuar seksualisht disa here gjatë tre viteve dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë amsat e duhura.
Gani Halilaj drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike ka deklaruar se e njëjta është trajtuar me urdhëresë të Gjykatës së Drenasit nga në i Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës nga data 16.10.2018 deri me 26.10.2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.