×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: 22-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Athinë

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 11:00

    Një i ri shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    22-vjeçari shqiptar u përplas teksa po drejtonte motoçikletën e tij me një veturë dhe si pasojë e lëndime të rënda që mori, humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Siç raportojnë mediat e huaja, shoferi i veturës është një 63-vjeçar grek, teksa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që ndodhi në vendin e quajtur Nea Erithrea.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!