×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: 40-vjeçari shqiptar mbyt gruan me duar në Greqi

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 8:46

    Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij. Ngjarja e rënë ka ndodhur në Greqi në Laconia.

    Sipas asaj që raportojnë mediat helene, viktima është një grua 36-vjeçare. Identitetet e çiftit nuk janë bërë publike.

    Raportohet se shqiptari e ka mbytur me duar gruan. Më pas, ai ka lajmëruar vetë policinë se ka mbytur të shoqen pas një debati. Kur këta të fundit shkuan në banesën e çiftit, gjetën gruan pa ndjenja.

    Ajo u transportua për në spital, ku më vonë u deklarua e vdekur. Sipas asaj që transmetojnë mediat, çifti kishte dy fëmijë të vegjël dhe punonin në bujqësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!