×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Burri ther me thikë gruan në Istog

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 22:18

    Një therje me thikë ka ndodhur në Vrellë të Istogut.


    Indeksonline nga burimet mëson se burri ka therur me thikë bashkëshorten e tij.

    E njëjta ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe po trajtohet.

    Rastin si ‘vrasje në tentativë’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

    Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për therje me thikë brenda familjes.

    “Sot rreth orës 13:08 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një përson i lënduar, i gjinisë femër 1984, e cila është duke u trajtuar dhe gjithnjë sipas mjekëve gjendja është stabile. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë’, ka thënë Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!