Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë, me ç’rast një këmbësor është shtypur nga një kamion.
Këmbësori ka pësuar lëndime të theksuara, dhe është dërguar në Emergjencë për trajtim të shpejtë.
Rastin e ka konfirmuar për Reporterin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot reth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Duhet theksuar se rruga B është zonë ku ndodhin mjaft shpesh aksidentet, e po ashtu është zonë ku qarkullojnë mjete të rënda për shkak të punimeve që kryhen në atë zonë.
Ndryshe, kohë më parë në këtë rrugë, një veturë kishte shkelur dy vajza, një prej të cilave pati humbur jetën në vendngjarje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.