Policia e Londrës ka nisur hetime mbi rastin e një vrasje të ndodhur në vazhdën e festës së Krishtlindjes.
Klan Kosova mëson se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është shqiptari nga Ferizaj, Flamur Beqiri.
Vrasjen e Flamur Beqirit i cili si producent i afirmimit të artistëve, njihej me emrin artistik Alex, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale duke ndarë ngushëllime për humbjen e familjarit të tyre.
Fqinjët përshkruanin ngjarjen se dëgjuan zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.
Vittoria Amati, 60 vjeçare tha se ishte duke shikuar televizion kur dëgjoi të shtënat.
”Ngjanë njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis tetë deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja.
Flamur Beqiri raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij në natën e Krishtlindjeve, dhe ishte 36 vjeçar. Lidhur me këtë rast, nuk është raportuar ende për të arrestuar.
I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllau i modeles me origjinë shqiptare Misse Beqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.