Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një orë në Mitrovicë, ku dyshohet për dy persona të lenduar nga thika.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se të përfshirë në incident janë familjarë. Sipas dyshimeve të para, mësohet se djali ka therur me thikë babain dhe axhën.
Sipas informacioneve, ai është larguar nga vendngjarja pasi kreu sulmin ndaj dy familjarëve, ndërkohë që Policia po e kërkon.
Gazeta ka provuar të flas me Policinë e Kosovës në Mitrovicë, mirëpo Avni Zahiti nuk i është përgjigjur thirrjeve e as pyetjeve me mesazh.
Ndërkohë, Policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes, ku ka bllokuar edhe rrugën afër rrethit kryesor në Mitrovicë, ku vazhdimisht operojnë edhe tregtarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.