Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë – Pejë, si pasojë e të cilit një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka thënë se në aksidentin tragjik, që ka ndodhur rreth orës 11:15 të ditës së sotme janë përfshirë pesë vetura.
Për më tepër mund të ndiqni videon, ku shihen pamje të rënda nga aksidenti i sotëm:
Ndërkaq Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. /Reporteri.net