Ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga aksidenti fatal që ka ndodhur në fshatin Brnjak të Rahovecit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se ka shkuar në 3 numri i të vdekurve, si dhe 3 të tjerë mbesin të lënduar rëndë.
“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë Lirie Podrimaj, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.
Reporteri.net ka siguruar video nga ky aksident i rëndë, ku të vdekur kanë mbetur dy meshkuj dhe një femër. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.