Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person ka mbetur i vdekur pasi një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” dhe me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.
Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.